Duke marrë shkas nga situata e krijuar në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetës të tij kanë protestuar, me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha eshte kerkuar mbledhja e Kryesise se PD e cila parak pak minutash ka filluar.
Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”. Gazetari Osman Stafa u shpreh se ne mbledhjen e sotme priten edhe vendime ne lidhje me ate qe ndodhi te shtunen.
NJOFTIMI I BARDHIT
Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi