Ish-deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku dhe gazetari Artan Hoxha janë përfshirë në një sherr të ashpër mes njëri-tjetrit teksa po debatonin mbi protestën e dhunshme ndaj selisë së Partisë Demokratike.
Gjatë kohës që gazetari Hoxha po rrëfente në ‘Opinion’ me kronologji ngjarjet e të shtunës, Mark Marku ndërhyri duke thënë se ngjarja po deformohet duke u shprehur edhe me ironi se protestuesit poshtë nuk po hanin byrek dhe Basha i sulmoi.
Marku: S’kemi ardhur me të dëgjuar ty. E paska fajin Basha që po sulmojnë ata? Sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha e i sulmoi. Mos vazhdojmë kështu se është turp
Hoxha: Turp është që ju po çoni demokratët në këtë derexhe. Turp!
Marku: Mos ta deformojmë ngjarjen. Berisha kishte thirrur një protestë dhe ka një jave që tha se do ta merrte me dhunë dhe erdhi një grup.
(Ndërhyn Këlliçi)
Marku: Ju e keni nxitur dhunën
Këllçi: Si e kemi nxit ne? Je mbyll në bunker