Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Cerujë të Klosit. Gazetari Enver Doçi, raporton për “BalkanWeb” se një automjet ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën shoferi
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet. Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.
(BalkanWeb)