Këngëtarja Fifi ishte për një periudhë kohë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.
Ajo i është përgjigjur një pyetjeje nga një fans në Instagram se çfarë do të kishte bërë ndryshe nëse do të kthehej në BBV.
Fifi u shpreh se ndoshta nuk do i kishte dhënë vëmendje disa personave që nuk e meritonin brenda shtëpisë.
“Mbase nuk do t’ju kisha dhënë vëmendje disave dhe do të merresha me veten më shumë…por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt, si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj se prapë njësoj do të kisha bërë çdo gjë!
Pastaj të harrojmë, kujdes please me helmin që lëshoni mbi njerëzit. Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet..dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem shumë keq kur lexoj disa nga komentet tuaja për çdo njeri te ajo shtëpi”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se Fifi doli nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj të rënduar psikologjike.