Protesta e të shtunës ka shkakuar debat të ashpër mes Mark Markut dhe Belind Këlliçit në “Opinion”.Këlliçi ka mohuar çdo akuzë e pretendim se protestuesit shkuan në seli për ta shkatërruar atë ndërkohë që Mark Marku ka reaguar ashpër duke u shprehur se episodi i të shtunës është një turp për të gjithë shqiptarët dhe demokratët.
Debati
Këlliçi: Ngjarja po shitet sikur u mblodhën protestuesit dhe donin të sulmonin selinë. Absolutisht jo.
Marku: Po çfarë është?
Këlliçi: Sot ke një njeri që ka uzurpuar selinë
Marku: A e ke hedh në gjyq? Prisni të bëhet gjyqi. Pse i futët njerëzit me i vrarë
Këlliçi: Ka 4 muaj Basha që thotë se nuk ka krizë në PD.
Marku: Me këtë zgjidhët krizën ju? I vutë një njollë PD-së. Të vjen turp që je shqiptar me këtë që bëtë ju.
Këlliçi: Nuk e bëme ne
Marku: Të keni turp. Merren e hidhen hunj e lopata e tulla mbi kolegë
Këlliçi: Nuk njihni asnjë vullnet
Marku: Keni bërë me turp të gjithë. Aty ishin 800 vetë. Nuk futen në seli me varre
Këlliçi: Kam gjetur të vjedhur zyrën time para 1 muaji