BallinaKryesore“Dhuna kriter për përjashtim”/ Ervin Salianji në Kryesinë e PD: Nuk e...

“Dhuna kriter për përjashtim”/ Ervin Salianji në Kryesinë e PD: Nuk e marrin dot godinën sado rrotull t’i vijnë. Kontakti me demokratët duhet të ishte më i shpeshtë

spot_img

Në mënyrë unanime deputetët e PD janë shprehur kundër dhunës që u ushtrua nga protesta e Berishës para selisë blu. Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se dhuna duhet të jetë kriteri kryesore për përjashtim. Nxitja për dhune dhe përkrahja e dhunës, ka deklaruar ai, duhet te jete kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën.

Salianji është shprehur kundër vendosjes së dyerve me hekura në seli, duke theksuar se njerëzit e Sali Berisha sado vërdallë t’i vijnë nuk e marrin dot godinën.

Ai shprehet se kontakti me demokratët duhet të ishte më i shpeshtë këtë kohë

“Dhuna është e papranueshme dhe duhet te distancohet çdo perfaqesues i Partise Demokratike, kriteri per perjashtim duhet te jete ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos perjashtuar ne bllok, duhet te japim mundesine e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesemarresve qe mund te jene aty dhe jam i bindur qe jane aty për shkak te zhgenjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill!  Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunes duhet te jete kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesen, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve te degeve, te Keshillit Kombetar, deputeteve kjo është vijë ndarëse dhe ketu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!

Gabimet e së shkuarës nuk duhet te perseriten dhe PDSh duhet të jetë force qe udheheq dhe terheq pjesen e shoqerise qe perdite e me shume po zhgenjehet nga politika, ju duhet te beni diferencen me gjithçka qe keni bere gabim ne 8 vitet e bashkedrejtimit të perceptuar, personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as te hekurave, as te betejes per godine, nuk e marrin dot godinen dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull te vijne, ashtu siç hyjne dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet te ishte i shpeshte ne keto muaj, madje dhe zevendesimi i kujtdo qe nuk ka më peshe elektorale ose është i papranueshem për demokratët apo qytetaret ne zonat qe mnulojne, ne kemi tentuar te imponojme politikane te diskredituar qe populli i ka refuzuar me vote disa here! Merita duhet te kthehet ne themel te kesaj force”, tha thene Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular