Një nga njerëzit më të vjetër në Partinë Demokratike i rreshtuar krah Lulzim Bashës, Jemin Gjana ka qenë një nga njerëzit që ka kërkuar në mbledhjen e Kryesisë përjashtimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të rithemelimit të PD.
Gjana ka deklaruar se Berisha s’ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori dhe e se njeh mirë. Ai e ka krahasuar situatën me 1997, duke kujtuar se PD ka bërë opozitë me 17 deputetë.
“Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bëjë këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Mbaj mend historinë e 97-ës dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, e ne bëmë opozitë dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3 e asaj që i ndodhi PD-së në 97”, është shprehur Gjana.