BallinaKryesoreNoka: Deputetët hyjnë në të gjitha institucionet, ironizon Zekthi: Po në maternitet...

Noka: Deputetët hyjnë në të gjitha institucionet, ironizon Zekthi: Po në maternitet a futen?

spot_img
spot_img

Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi ka debatuar mbrëmjen e sotme me deputetin e PD-së Flamur Noka në lidhje me protestën e 8 Janarit te selia e PD-së, ku ky i fundit tha se demokratët u dhunuan nga mercenarët e Bashës.

Teksa Noka u shpreh se deputetët hyjnë në të gjitha institucionet, Zekthi ia ktheu me ironi duke iu përgjigjur: Po në maternitet a hyjnë deputetët?

Pjesë nga debati:

Noka: Pse s’ke reaguar asnjëherë që u bë bunker. A të shqetëson fakti që partia që ne jemi u bë bunker?

Zekthi: Unë nuk kam kënaqësi kam dhimbje nga kjo pamje. Nëse nuk bëjmë politikë do bëjmë parapolitikë dhe kjo është drama!

Zekthi: Si pasojë e një organizimi të tillë prej javësh, kjo lëvizje kishte dalë nga jetë institucionale dhe kjo është drama. Ata njerëzit atje brenda mendojnë të gjejnë një rrugë për të shmangur gjakderdhjen!

Noka: Pse Luli është pronar i shtëpisë ?

Zekthi: Jo s’është!

Noka: Po kur nuk është pse ma kthen shtëpinë në bunker?

Zekthi: Unë nuk kam qenë brenda, njerëzit brenda janë përpjekur që të ndalojnë protestuesit për tu futur brenda. Është një reagim ndaj dhunës. Pse hyjnë lart ata?

Noka: Po njerëzit brenda ç’punë kanë me gaz lotsjellës?

Zekthi: Do ta gjejë prokuroria se gjejmë dot ne!

Noka: Deputetët hyjnë në të gjitha institucionet

Zekthi: Po në maternitet a hyjnë deputetët?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular