BallinaAktualitetProtesta e dhunshme ndaj selisë së PD-së-Artan Hoxha: bajraktarin Berisha e mundi...

Protesta e dhunshme ndaj selisë së PD-së-Artan Hoxha: bajraktarin Berisha e mundi nxënësi

spot_img
spot_img

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se brenda selisë kupola e PD-së kishte marrë masat për të qëndruar gjatë në protestën e 8 janarit.

Të dy palët kishin skuadër sulmi dhe mbrojte, pekule nuk pamë. Gaz përdorën ata brenda, gaz ata jashtë. Për mua, e kape oborrin, prit, se ata kishin futur sanduiçë e hamburger dhe ujë, do u mbaronin dhe do të dilnin.  Çfarë rruge do i ngelte Bashës? A mund të ndërhynte policia? Zero. Demokratët ishin ulur para selisë së tyre. Të prisnin me orë, çfarë do të bënte Basha? Berisha citon Gandin, por vepron si Pinoçeti. Berisha donte ta merrte godinën si bajraktar. Por qëlloi nxënësi i vet u bë trim dhe e mbajti” tha Hoxha për Abc News.

Hoxha tregoi kush e mori dhe si u njoftua policia. “E mori Gaz Bardhi pastaj Salianji, pas Alibeaj, Xhaferraj ka marrë sallën e policisë. Pika e kontaktit, salla operative dhe drejtori. Këto ishin rrugët që njoftuan policinë. Ndërhyrja nga efektivët u bë kur ata që ishin jashtë selisë (agjentët) panë rrezik”.

Ai theksoi se Rama i la të dy palët që të demaskohen, Hoxha u shpreh se nga Basha priste që të largohej.

Nëse policia nuk do të ndërhynte nuk e di cfarë do të ndodhte brenda, konflikt fizik. Dhe me gjithë atë irritim… Nëse policia do të vonohej edhe 2-3 minuta, aty nuk do të diheshin pasojat. Ata e nënvlerësuan mbrojtjen e Bashës dhe prandaj e humbën shansin për të marrë godinën. Rama e la ngjarjen që po zhvillohej edhe pse po eskalonte, që të demaskonte të dy palët. Policia mund të ndërhynte shumë më herët, por nuk e bëri që në fillim, pasi bëri vlerësim të situatës. Kjo i interesonte Ramës, sepse demaskoi të dy kundërshtarët e tij, Berishën “mbreti i terrorit” dhe Bashën sepse ne pamë, që Basha kishte skuadër të përgatitur, mjete brenda, e kishte blinduar selinë dhe gjëja që nuk u zhgënjeva nga Berisha atë ditë sepse ishte vetvetja. Më zhgënjeu Basha, të thoshte “Hajde merreni (godinën) nëse mendoni se ky është trofeu, por unë nuk mund të lejoj që të përplasjen demokratët. Unë prisja që Basha të bënte atë që bëri roja, që iku” deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular