Nga Hari Imeri
Kreu i PD Delvine
Kreu i PD Delvine
Dëshiroj që në këtë ditë historike, në cilësinë e drejtuesit të degës për këto 8-vite, të shpreh mirënjohje të thellë për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe ç’do mbështetësi të Partisë Demokratike të Delvinës gjatë këtyre 31 viteve.
Nuk ishte e lehtë të ishe në grupin nismëtar të themelimit të Degës të Partisë Demokratike Delvinë ndërkohë që emri të figuronte në listën e pushkatimit.
Kujtesa historike e Partisë Demokratike është plotë me burra dhe gra, djem dhe vajza, që me mbështetjen e Zotit dhe pastaj me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ndryshuan sistemin më të egër që ka njohur vendi dhe Europa pas lufte.
Partia Demokratike është një familje e madhe ku parimet bazë ngrihen mbi vlera dhe morale të larta shoqërore, mbi lirinë dhe demokracinë.
Nuk mund të jesh demokrat nëse së pari nuk je një familjar i përkushtuar dhe një qytetar i ndershëm
Le të shërbejë kjo ditë jo vetëm si nje ditë falenderimi dhe mirënjohje, por edhe si një ditë bashkimi kundër ç’do të keqeje që cënon interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Partia Demokratike e ka të shkruar në destinin e vetë dhe në përkushtimin tonë, të vazhdojë të rritet, të vazhdojë të forcohet, të vazhdojë të ndërtoj përparim, mirëqenie, një të ardhme të sigurt për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë.