BallinaUncategorizedDhuna kundër selisë së PD, Sekretari për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa: Prokuroria...

Dhuna kundër selisë së PD, Sekretari për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa: Prokuroria pranoi se pas kontrollit 5 orësh në PD nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm, as shpërthyes, as helmues.

spot_img
spot_img

Dhuna kundër selisë së PD, Sekretari për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa: Prokuroria pranoi se pas kontrollit 5 orësh në PD nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm, as shpërthyes, as helmues.

Indrit Sefa: Tërheqja e prokurorisë për 11 demokratët brenda selise, sepse nuk asnjë provë kundër tyre.

DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, INDRIT SEFA

Prokuroria u tërhoq nga 6 kërkesat që kishte bërë për masat “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore. Pranoi që nuk kishte rrethana, gjatë pohimit gjyqësor dhe pyetjeve që iu bë nga ana jonë.

Gjatë kontrollit që u krye prej 5 orësh në selinë e PD nga grupi hetimor, prokurori e pranoi vetë se nga kontrolli i kryer nuk u gjend asgjë e kundraligjshme që kishte cilësinë e provës. Dhe ky ishte fakt publik edhe nga ana jonë. Ne ishim aty dhe kemi dhënë mundësitë prokurorisë për të kryer kontrollet e nevojshme. Madje, janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve të PD, megjithëse ka nevojë, kërkohet autorizim nga parlamenti, siç e dini edhe ju.

Patëm gjithë disponibilitetin nga ana jonë dhe i lejuam që të bënin kontroll të zyrave të deputetëve. Prokuroria sot pranoi se nuk u gjet asnjë send i kundraligjshëm dhe aq më pak në selinë e PD. Kanë kontrolluar gjithë selinë dhe nuk u gjend asnjë send, në bazë të veprës penale që kanë ngritur.

Pyetje: Çfarë lënde është përdorur brenda selisë së PD?

Nga ana e prokurorisë nuk u ngrit një pretendim i tillë, fare.

Basha ka thënë se kanë qenë zjarrëfikëse?

Po janë marrrë fikëset e zjarrit dhe janë administruar si provë nga ana e Prokurorisë dhe është fakt publik, ato gjenden aty, ishin në tuajt tuaj kur edhe ju bëtë vizitë në seli.

Pyetje: Janë edhe 5 shtetas nga Kosova, a mund të na thoni se kush janë këta?

Atë duhet të pyesni ata persona që i kanë thirrur ose vetë ata. Prokuroria në kërkesën drejtuar gjykatës flet fare qartë, në bazë të raportit policor të Policisë së Shtetit, këta persona kanë qenë pjesë e protestës. Normalisht është bërë edhe arrestimi në flagrancë. Shikoni edhe veprën për të cilën ata hetohen, që nuk ka lidhje fare me personat që kanë qenë në PD, që janë anëtarë të PD.

Unë në cilësinë e sekretarit Ligjor, Çështjeve Zgjedhore në PD, ju garantoj që këta persona nuk kanë qenë kurrë brenda PD, aq më tepër atë ditë.

Pyetje: Është një foto që është raportuar në Komisariatin Digjital me disa persona që sipas Prokurorisë, në dosje thuhet se janë persona të veshur me rroba të arrëta, me kapuç dhe kapele të cilët pretendohet se janë me rekorde kriminale dhe  mbajnë sende të paligjshme.  A mund të na thoni, a ishte ndonjë nga këta persona pjesë e listës së të arrestuarve që tashmë janë liruar?

Indrit Sefa: Të jemi të qartë. 11 personat që kanë qenë të ndaluar dhe jot ë arrestuar nga Policia e Shtetit të cilët kanë qenë pjesë e mbledhjes së organizuar nga PD më datën 8 janar, janë paraqitur vërtetimet që tregojnë funksionet e tyre në PD dhe funksionin përkatës të cilën kanë. Konkretisht, për çdo person të mbrojtur nga ana jonë ka edhe funksionin përkatës. Nuk e di për kë I referoheni. Personi që ka bërë kallzimin në Komisariatin Digjital është i mirëpritur të përcjellë emrat dhe të ndjekë të gjitha rrugët zyrtare për të vërtetuar pretendimin e tij. Ne nuk jemi këtu për të vërtetuar çdo pretendim të çdokujt në lidhje me pretendimet që kanë.

Pyetje: Është dosja hetimore…

Indrit Sefa: Prokuroria më këtë kërkesë nuk ngriti një pretendim të tillë.

Pyetje: Përse u tërhoq prokuroria ndaj disa të ndaluarve që konsiderohen  të katit të dytë. Për sa kohë ju përfaqësuat iu shmangër njëri-tjetrit, dy masa që ishin veç e veç, po e themi për ekonominë gjuhësore , përse prokuroria për disa klientë që ju përfaqësoni u tërhoq nga vepra.

Indrit Sefa: Prokuroria pranoi që për të 11 të ndaluarit të cilët ne përfaqësuam nuk kishte asnjë prov,madje për dy prej tyre tha që ka raport policor që kanë gjuajtur me ujë. Kjo ishte akuya e vetme e Prokurorisë.

Pyetje: Dhuna e ushtruar në protestën e 8 janarit mund të veshë me përgjegjësi penale zyrtarë të lartë të PD dhe jo më protestues të cilët kanë përfunduar në qeli?

Indrit Sefa: Kjo është pyetje që mund t’ia bëni prokurorisë. Nga ana jonë prokuroria ka pasur të gjithë disponibilitetin e mundshëm për të bërë hetime. Nuk është penguar, është lejuar të bëjë kontroll dhe nga vetë deklarimi që dha sot prokurori në seancën gjyqsore ka deklaruar se nuk u gjend aanjë send I kundraligjshëm, aq më pak sende shërpthyese dhe helmuese. Kjo ishte e qartë.

Pyetje: A është i vërtetë fakti që persona që kanë goditur disa protestues në ballkonin e katit të dytë janë persona të dënuar me vendim gjykate?

Indrit Sefa: Ata persona që kanë ngritur këto pretendime, të shkojnë në prokurori, të bëjnë kallzim, të ndjekin të gjithë rrugën ligjore.

Pyetje: Ka pamje filmike avokat. A mund të na thoni se cili është qëndrimi juaj? Të njëjtat pyetje ia bëmë edhe avokatit tjetër.

Indrit Sefa: Unë po ju them. Qëndrimi I PD është anëtarët dhe drejtuesit e PD ishin në një sulm të egër nga protestues të cilët kërkonin me mjete të dhunshme të hynin në PD. Ky është qëndrimi ynë. Për çdo hall tjetër, është prokuroria e rrethit gjyqsor Tiranë. Mund të ndjekë të gjitha hetimet që ka të nevojshme.

Falemnderit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular