BallinaKryesore“Urrejtja 4-mujore u shndërrua në dhunë”/ Fjala e Sekretares së PD në...

“Urrejtja 4-mujore u shndërrua në dhunë”/ Fjala e Sekretares së PD në mbledhjen e Kryesisë: PD të hapet ndaj intelektualeve dhe atyre që nuk vinin për shkak të Berishës

Kryesia e Partisë Demokratike, nisur nga episodi i dhunës së protestës së 8 janarit mori disa vendime të rëndësishme duke përjashtuar dhe pezulluar zyrtarë të PD, mbështetës së Berishës

Në mbledhjen e cila zgjati më shumë se 9 orë, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ditën e shtunë për të cilën  tha se do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.

Më tej Godole shprehu nevojën për ndarjen nga e shkuara dhe hapjen e një kapitulli të ri.

Fjala e plotë

Dhuna që u ushtrua ndaj selisë së PD-së do mbesë gjatë në kujtesën jo vetëm të çdo demokrati, por edhe të çdo shqiptari. Gjatë katër muajve të fundit u përshkallëzua një gjuhë urrejtjeje e një pjese të demokratëve ndaj demokratëve të tjerë që nuk zgjodhën të ndjekin hallin personal të ish-kryetarit të partisë, të shpallur non-grata nga SHBA. Ky është një akt i pashembullt përçarjeje brenda mbështetësve të një partie. Dhe ishte e pritshme që kjo urrejtje e verbër të kurorëzohej me dhunë. Fati e deshi që të mos kishte viktima! Përgjegjësi kryesor i kësaj dhune dihet tashmë, dhe nëse do të kishte shtet ligjor dhe polici jo politike ato do të kryenin detyrën e tyre pa rrezikuar jetë njerëzish brenda dhe jashtë selisë.  PD duhet të ndahet nga e shkuara dhe të çelë një kapitull të ri. Të reformohet thellë, të analizojë dhe të mësojë nga gabimet e të shkuarës, të hapet ndaj debatit konstruktiv dhe mendimit ndryshe, ndaj intelektualëve, rinisë dhe gjithë atyre që duan të kontribuojnë dhe që deri tani nuk e shihnin veten në PD, ndër të tjera edhe për shkak të elementeve të dhunës fizike dhe verbale që ajo ka manifestuar gjatë 30 viteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular