Aktivisti i PD-së, Skerdjan Dhuli, ka reaguar ashpër lidhur me komentet që janë bërë në profilin e deputetes Flutura Açka, pas shprehjes hapur së mendimit të saj, kundër ish kryeministrit Sali Berisha.
‘Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot ‘ shkruan Dhuli ndërsa denoncon se komentet vijnë nga një adresë fallco, sipas tij pjesë e call centerit të foltores.
“Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë.”shkruan ai.
Postimi i plotë :
Kjo është kafshëri !
Krejt rastësisht u gjenda në fcb e deputetes së PD dhe shkrimtares së madhe Flutura Açka.
Shihni çfarë komentesh gjeta.
Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot.
Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë.
Pra të paguash djem e vajza të reja për të goditur deputetët e PD. Dhe ku ? Tek djali i saj që ka humbur jetën.
Kjo gjuhë është e tmerrshme por edhe tregues se dhuna nuk vjen rastësisht por krejtë e instruktuar nga Berisha dhe ata që janë rrethi i tij i ngushtë. Nuk pres që ata të distancohen nga kjo gjuhë ndaj më vjen turp për kë kam mbështetur ndër vite.