Berisha: SHBA-të kanë vetëm 2 rrugë me mua pas shpalljes “non grata

2
296

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se SHBA kanë dy rrugë sipas tij pas shpalljes non grata: “T’i kërkojnë ndjesë ose të publikojnë një fakt të vetëm”.

Në një intervistë për RTK në Kosovë, Berisha deklaroi se betejën sot e bën vetëm dhe nuk ka nevojë për askënd tjetër ndërsa shtoi se SHBA mund të jetë kombi më i madh në botë por nuk mund të jetë më i madh se e vërteta.

“Shpallja e Sali Berishës non grata është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur non grata nuk gjen asnjë që është shpallur non grata 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij. Shpallet non grata pasi humbet zgjedhjet partia që ai mbështeti. Unë nuk kam lobuar për të ma hequr këtë. Kam zgjedhur një rrugë. Gjykatën dhe transparencën. Kur shumë miq më kanë sugjeruar të merrem.

Në atë kohë atë betejë e kam bërë veten me veten time. Edhe këtë betejë e bëj vetëm. Nuk po e përdor këtë. SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA janë vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit.

Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se nëse SHBA i kërkon ndjesë do të tërhiqet nga padia.

“Nëse vij në pushtet do shpall George Soros non grata. Unë vij në pushtet me vullnet të lirë të shqiptarëve”.

Ai tregoi pse vendosi të ndryshojë qëndrimin për kandidimin e tij për kryetar të PD. Berisha tha se mbështetja që ambasada amerikane i jep Lulzim Bashës është mbështetje ndaj pluralizmit.

“Unë kam deklaruar me datën 20 maj. Një ditë pas shpallje non grata. Unë deklarova se Sali Berisha heq dorë. Pastaj mendova pse ma bënë këtë. Çfarë bëra unë. Unë në 8 vite kam luftuar korrupsionin. Me mijëra statuse dhe me mijëra deklarata.

Unë nuk kam vënë firmë për asgjë. Mendova se këtë më bënë që të hesht. Atëherë thashë ti do kthehesh Sali në mënyrë që t’u dalësh zot edhe më shumë këtyre çështjeve. Mendoj se mbështetja e ambasadës amerikane ndaj Lulzim Bashës është goditje që i jepet pluralizmit. Ky është një gabim i tmerrshëm”, – tha ai.

2 KOMENTET

Comments are closed.