Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Kosova Eduart Meraku, i njohur me emrin e artit Edi King.
Lajmin e trishtë, sipas Bota Sot, e ka bërë me dije miku i tij, Besim Gashi përmes një postimi në rrjete sociale. Mediat në Kosovë raportojnë se ka qenë ataku kardiak që i ka marrë jetën 65-vjeçarit.
“Spo muj me besu për këtë lajm tepër tepër të pikëllueshëm. Na la Edi shoku i gjithë jetës tonë Edi King! S’paska ma rond se me përjetu diçka të tillë…’, ka shkruar Gashi krahas fotos së këngëtarit të mirënjohur.
Kujtojmë që prej disa vitesh ai është shkëputur nga muzika. Projekti më i fundit që mban titullin “Meraku” është publikuar në vitin 20