Një episod i çuditshëm ka ndodhur në Kupën e Afrikës në ndeshjen Tunizi-Mali.
Gjyqtari nga Zambia, Janny Sikazwe, bëri veprimin absurd kur ndeshja ishte në shifrat 0-1. Ai e mbylli ndeshjen që në minutën e 85. Stafi, lojtarët dhe vetë trajneri i Tunizisë nuk mund t’i besonin syve. VAR ndërhyri menjëherë për t’i treguar gafën e madhe arbitrit dhe më pas u vendos që loja të vazhdonte.
Në momentin që u rrit disi shpresa e Tunizisë që minimalisht duhej të kishte 5 minuta shtesë pas konsultës me VAR, arbitri nga Zambia e kishte ndarë mendjen dhe e kishte disi me nxitim.
Në minutën e 89 do të vërshëllente sërish për fundin e takimit dhe këtë herë vendimi i tij nuk kishte një kthesë tjetër
E gjithë Tunizia ka protestuar dhe lojtarët po vraponin drejt arbitrit duke i treguar minutën në tabelën elektronike, por për të nuk kishte fare rëndësi. Shumë po flasin se kjo ndeshje ishte e trukuar dhe jo pa të drejtë.