Anëtari i Këshillit Kombëtar, Vehap Kola ka reaguar ashpër lidhur me etiketimin nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës me emra organizatash terroriste. Me një posti në Tëitter, Kola shkruan se për hallin e tij Sali Berisha është gati të hedhë akuza nga më mizoret, të kërcënojë e dhunojë këdo.
Ai shton se ky është fundi politik i një njeriu që i është errur gjykimi dhe bën gjithçka për interesin e tij personal.
“Sali Berisha duhet të ndalë menjëherë gjuhën e përçarjes antikombëtare dhe etiketimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës me emra organizatash terroriste. Për hallin e tij Sali Berisha është gati të hedhë akuza nga më mizoret, të kërcënojë e dhunojë këdo. Ky është fundi politik i një njeriu që i është errur gjykimi dhe bën gjithçka për interesin e tij personal.”- shkruan ai.