BallinaKryesoreBasha me të rinjtë: Vendet që e ndalojnë ndryshimin, ku të njëjtit...

Basha me të rinjtë: Vendet që e ndalojnë ndryshimin, ku të njëjtit njerëz bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, kthehen prapa

spot_img
spot_img

Basha me të rinjtë: Vendet që e ndalojnë ndryshimin, ku të njëjtit njerëz bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, kthehen prapa

Lulzim Basha: Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në një kohë të dhimbshme për demokratët dhe të dhimbshme për të gjithë shqiptarët. Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël. Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin. E ka thënë politikani i madh, Ëiston Churchill. Dhe kjo është e vërteta, vendet të cilat i hapën ndryshimin si përmes zgjedhjeve, ecin përpara. Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa për të përdorur një këngë të famshme të një grupi të famshëm, po shumë të vjetër për moshën tuaj, të Beatlesave, “Back in the U.S.S.R”. Pra kthehemi në kohën, siç e tha Rei, të Bashkimit Sovjektik. Në fakt ne duhet të lëvizim përpara dhe ne i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Se ne jemi në një kontrast shumë të madh. Kemi qenë vendi më i izoluar nga vendet e komunizmit, më i izoluari nga të gjithë, me diktaturën më të egër, që u fut brenda shtëpisë së njerëzve, që u fut brenda dhomave të gjumit, brenda shpirtrave të njerëzve. Kishin frikë nga vetja e tyre, le më pastaj, le më pastaj nga policia, nga sigurimi i shtetit e nga i gjithë aparati tjetër i diktaturës. Dhe ndërkohë, jemi ndër vendet më të hapura fal 30 viteve, jo fal politikës, fal shqiptarëve që kanë ditur ta përqafojnë lirinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular