BallinaKryesore“Rinia instrumenti më sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit”/Basha: Jepni shembullin e...

“Rinia instrumenti më sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit”/Basha: Jepni shembullin e mendësisë së re, që t’iu ndjekin prindërit tuaj dhe gjithë Shqipëria

spot_img
spot_img

“Rinia instrumenti më sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit”/Basha: Jepni shembullin e mendësisë së re, që t’iu ndjekin prindërit tuaj dhe gjithë Shqipëria

Sot dua ta ndaj në dy mënyra të cilat i kuptoni, për shkak të se me to ballafaqoheni çdo ditë. Një shoqëri ku ecën përpara për shkak të aftësive të tua Gisela, jo për shkak se kë njeh dhe vajza e kujt je. Kjo është shoqëri në të cilën i jepet mundësia të ecin përpara sipas aftësive të veta. Dhe ata që nuk i kanë këto aftësi, se jo çdokush i ka aftësitë të ecë përpara, për ta shoqëria kujdeset, nuk i lë prapa, nuk i lë në rrugë pa shtëpi, nuk i lë të hanë në kazanët e plehrave. Po shumica dërrmuese i kanë aftësitë të ecin përpara, për atë që janë, për atë që përfaqësojnë. Dhe këtë e garanton ligji, e garanton barazia para ligjit. Dhe për këtë përgjigjen politikanët. Të cilët, siç e keni parë në perëndim, edhe për një sanduiç që e kanë blerë me lekët e shtetit, japin dorëheqjen.
Dhe shoqëria tjetër, është shoqëria e patronazhit. Dhe kjo me siguri, ju kujton zgjedhjet dhe masakrën elektorale të 25 prillit, por patronazhi është shumë më i thellë se sa kaq. Është një koncept mesjetar, “unë jam mbreti, poshtë meje janë dukët, poshtë dukëve janë kontët, poshtë kontëve janë baronët”, secili prej tyre ekziston për shkak të shkallës që ka më sipër. Ai që është më sipër iu pret kokën, ose iu fal tokën. Ti nuk merr dot punë, po nuk u fut mik dikush tek unë, po s’qe vajza e dikujt që njoh, apo akoma më keq, siç e dimë fare mirë. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtën e studimit. Ky është sistemi, këto janë shoqëritë e patronazhit, të tutelazhit, të kodoshllëkut që ta themi haptazi. Po kodoshllëkut politik në këtë rast, i cili buron nga maja e deri poshtë. Se nuk mundet një zyrtar i thjesht, në Tiranë apo në Lezhë, apo në Vlorë, i policisë, apo i kadastrës, apo i Drejtorisë së Arsimit, të sillet si kodosh në qoftë se nuk sillet i pari i vendit si kodosh.
Përndryshe merr atë që meriton. Ndodh, po merr atë që meriton nga ligji. Si do ta bëjmë këtë ndarje? Si do ta bëjmë këtë ndarje, që njerëzit të ecin përpara në bazë të meritës? Si do ta bëjmë këtë ndarje, që shpresa e vetme për këtë vend, motivi im i vetëm për këtë betejë, që jeni ju, është rinia, janë të rinjtë, janë fëmijët tanë, të ketë sukses dhe të mos kthehemi prapë në qerthullin e tranzicionit, të karrigeve të salduara, të fundshpinave të politiaknëve të salduara në të njëjtin rresht të parë të karrigeve, ku nuk lejojnë askënd tjetër, sepse aty ndajnë bashkë Shqipërinë si plackë. Mund të zgjatem shumë për këtë temë, por një gjë e di, që forca më e madhe, energjia më e madhe, mendimet më të vyera dhe instrumenti më sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit, jeni ju, është rinia. Rinia i dha fund diktaturës, rinia do t’i japi fund tranzicionit. Tani unë e di që Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka një histori të gjatë, me shumë kapituj të lavdishëm përballjeje me të keqen, përballje me diktaturën, përballje me regjimet. Por ka dhe kapituj  jo fortë të lavdishëm, të mbylljes, të tkurrjes, të krijimit brenda vetes të një sistemi jo të vlerave, po prapë të patronazhit. Ku nuk ecje përpara për atë që përfaqësoje, që ishe gati të jepje, po se kë njihje e se besniku i kujt ishe. E pra, që t’i japim fund tranzicionit, duhet në radhë të parë ju të jepni shembullin. Ju duhet të jepni atë shembull, që t’iu ndjekin prindërit tuaj, sepse ju keni avantazhin keni mendësinë e re dhe pastaj do t’iu ndjekin prindërit do t’iu ndjek e gjithë Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular