Një vajzë 16 vjeçe banuese në Vlorë, ka më shumë se 24 orë që ka humbur kontaktet me familjen e saj. Denoncimi është bërë nga familjarët e adoleshentes.
Këta të fundit bëjnë të ditur se 16-vjeçarja e quajtur Eliza Tozaj, është zhdukur që prej ditës së djeshme.