BallinaAktualitetVIDEO/Shkoi në shkollë, adoleshentja zhduket prej katër ditësh. E ëma: I kapa...

VIDEO/Shkoi në shkollë, adoleshentja zhduket prej katër ditësh. E ëma: I kapa mesazhet në celular me një djalë, e mbyllëm

spot_img
spot_img

Pas denoncimit të zhdukjes së tre personave javën e kaluar, një tjetër adoleshente është larguar nga shtëpia prej katër ditësh. Ngjarja është regjistruar në zonën e Vlorës, ku mamaja e adoleshentes ka denoncuar në Polici humbjen e kontakteve me të bijën 16- vjeçare.

“Më datë 15.01.2022, shtetasja E. T., ka kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa, vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

DËSHMIA

Nëna e 16-vjeçares së zhdukur prej katër ditësh thotë se nuk ka vënë re asnjë lëvizje të dyshimtë të vajzës ditën që ajo është larguar nga banesa. Sipas gruas, vajza ka shkuar në shkollë gjatë ditës së premtes dhe nuk është kthyer më në banesë që prej asaj dite. Entela Tozaj tha se gjatë së premtes, orët ishin zhvilluar të shkurtuara dhe se vajza ishte larguar më shpejt.

“Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi në orën 1 e gjysmë. Të premten kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht.

Pati një problem se ishte lidhur me një djalë dhe e zgjidhëm atë muhabet. I kapëm mesazhet në telefon dhe e zgjidhëm edhe këtë rast. Ajo ishte kthyer në normalitet. Në Polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e Policisë që të më kthehet vajza”, ka thënë nëna e 16- vjeçares, nënë e tre fëmijëve.

IKËN E REJA NË TIRANË

Në Tiranë, një tjetër grua është larguar nga banesa. Një 28-vjeçar ka denoncuar në Polici se bashkëjetuesja e tij nuk është kthyer në banesë.

“Më datë 16.01.2022 shtetasi K. M., 28 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. D”, sqaroi Policia e kryeqytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular