Në fjalën e mbajtur në Komisionin Hetimor për inceneratorët deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se ndonëse ky komision ka ndalur punën pas arrestimit të Lefter Kokës, qeveria nuk ka ndalur së dhëni para të buxhetit të shtetit për inceneratorët.
“Është e vërtetë që komisioni ka ndaluar së punuari për 3 javë, por është po dhe aq e vërtetë sa që qeveria ndërkohë nuk ka ndaluar së dhëni para të buxhetit të shtetit inceneratorëve dhe pse ne kemi 1 ministër të arrestuar dhe 3 pronarët të shpallur në kërkim dhe zyrtarët e tjerë të shtetit sot në hetim dhe nesër duhet të jetë vet Edi Rama dhe Ministrat e tij”, tha ajo.
“Referuar thesarit të shtetit, thjeshtë në vëmendjen tuaj; Me datë 15 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Ministrisa Infrastruktures dhe Energjise ne vleren 62,730,852 Leke për llogari të kontrates së inceneratorit Fier “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k
Me datë 14 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Bashkia Kavaje ne vleren 7,767,326 Leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Me datë 14 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Bashkia Durrës në vleren 15,486,123 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.kMe datë 29 dhjetor 2021 eshte kryer pagesa nga Bashkia Tirane ne vleren 3,073,310 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Me datë 29 dhjetor 2021 eshte kryer pagesa nga Bashkia Tirane ne vleren 86,882,307 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Që nga arrestimi i zotit Lefter Koka, Komisioni nuk ka funksionuar por qeveria dhe Bashkitë e vendit i kanë dhënë 1.5 milion euro kontratave të inceneratorëve”, tha Zhupa në denoncimin e saj.
Zhupa thotë se pas kërkesave të bëra është kthyer një kërkesë paçavure nga Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve (ATRAKO), e cila thotë se kontratat gjenden në Web.