BallinaAktualitetNga antimitingjet e “enveristëve” në ’91 tek antimitingjet e Berishës sot kundër...

Nga antimitingjet e “enveristëve” në ’91 tek antimitingjet e Berishës sot kundër Bashës, një histori 30-vjeçare që përsëritet

spot_img

“Na kish marrë malli për këto anti-mitingjet. Mbaj mend kur na bënë një në Sarandë në 1991, apo jo z.Aleksander Meksi

Njeriu që pyet është Nebil Çika, gazetar dhe antikomunist i njohur që drejton një nga shoqatat e të përndjekurve politikë në vend.

Me gjasë atij i kujtohen antimitingjet e enveristëve të 30 viteve më parë, kur demokracia sapo trokiti dhe bashkë me të edhe liria politike. Pyetjes së Nebil Çikës në Facebook i përgjigjet Meksi, ish-kryeministri i qeverisë së parë demokratike.

“E mbaj mend antimitingun e 16 janarit 1991, një ditë pas mitingut të PD në Gjirokastër. Të gjithë bashkë i rezistuam përpjekjeve për dhunë nga grupe të parapërgatitura me komunistë e sigurimsa. Nuk i kam harruar, janë pjesë e kujtimeve nga ajo kohë e papërsëritshme”, shkruan Aleksandër Meksi.

Dhe në fakt, antimitingjet kanë shoqëruar gjithë jetën politike të tranzicionit shqiptar. Në fillim ishin enveristët që kundërshtonin si të tërbuar rënien e komunizmit. Sot, skena e antimitingut është zënë nga të rinj që kanë vendosur t’i bëjnë Lulzim Bashës prita me vezë, sharje dhe ulërima.

Pak ka ndryshuar në dekada. Gjërat ecin ngadalë në këtë cep të globit.

ANTIMITINGJET E ENVERISTEVE

Antimitingjet nisën të shfaqeshin në Shqipëri kur filloi të fryjë era e pluralizmit. Sa herë që PD-ja e formuar në 12 dhjetor 1990 organizonte ndonjë takim me popullin, gjithmonë do të shfaqeshin komunistë të betuar që shanin, shfrynin dhe i akuzonin për tradhtarë të idealeve demokratët e rinj. Antimitingjet e komunistëve kulmuan me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë.

ANTIMITINGJET KUNDER NANOS

Në vitin 1993, Fatos Nano u ndalua të bëjë një takim në Shkodër, në një vend publik si “Kinema Republika” dhe pas këtij incidenti, Sali Berisha, atëherë President i Republikës, deklaroi se “Shkodra nuk i do socialistët”, duke bërë me krahë antimitingashët.

Pikërisht kjo deklaratë e Berishës bëri që në Shkodër, socialistët të kenë gjithmonë probleme për të zhvilluar një miting të rregullt.

ANTIMITINGJET E REBELEVE TE ’97

Pas vitit 1997, viktimë e antimitingjeve në jug të vendit u bë Partia Demokratike. Sali Berisha në Lushnjë, Jozefina Topalli në Vlorë etj

ANTIMITINGJET KUNDER METES

Në vitin 2001, Kryeministrit të vendit të asaj kohe, Ilir Meta, ju bë një antimiting nga PD-ja në Tropojë, ku mbahet mend gjuha e ashpër e Metës ndaj Berishës, që pas disa muajsh e shoqëroi në polici.

ANTIMITINGU KUNDER RAMES

Edi Rama është një politikan të cilit i kanë organizuar jo rrallë, “prita politike” në formën e antimitingjeve. Më 14 mars 2021, në Ditën e Verës, ai u provokua nga të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kur po ecte në bulevardin kryesor të qytetit. Kjo solli tensionimin e situatës sepse vetë Rama shoqërohej nga militantët e tij dhe për pak u rrezikua një përplasje e rëndë.

Historia politike e antimitingjeve është e gjatë. “Vezët” e hedhura ndaj Bashës, “do rriten e do lindin” antimitingashë të tjerë. Me sa duket ky është fati i tranzicionit shqiptar./ GSH.a

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular