Gjykata e Tiranës ka caktuar datën e shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për njohjen e ndryshimeve të statutit të miratuara në 17 korrik të vitit 2021.
Behet e ditur se data e caktuar nga gjykata është 15 shkurti dhe çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça.
Në të njëjtën kohë në gjykatë është në proces shqyrtimi edhe ndryshimet statutore të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, të kryesuara nga Sali Berisha.
Palët që mbështesin Berishën dhe strukturat që mbështesin Bashën pretendojnë se kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin nga funksionet partiake.
Ndërkohë që vendimi i gjykatës do të jetë vendimtar për të caktuar se cila nga ndryshimet e miratuara nga dy Kuvendet do të pranohet dhe do futet në fuqi.