Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur nga Kurbini, në një takim me demokratët e këtij qyteti dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha pse ka pranuar propozimin për këtë post.
“Kam pranuar ftesën e Lulzim Bashës dhe institucioneve të tjera të PD për të qenë nënkryetar i kësaj force, një nga arsyet pse pranova është dhe data 8 janar se kam parë që Lulzim Basha është një burrë që nuk i dridhet qerpiku, që nuk ka frikë është i gatshëm në vetë të parë të përballet me rrezikun e t’i dalë për zot PD, i gatshëm të përballet me Ramën, i gatshëm të jetë nesër Kryeministri i Shqipërisë”, tha Gjekmarkaj.
Duke folur për protestën e dhunshme të Sali Berishës në datën 8 janar në selinë e PD-së, Gjekmarkaj tha se “u sulmuam për të shkaktuar vëllavrasje”.
“Kam qenë në selinë e PD bashkë me kryetarin Basha me deptueten Metalia, Hoti, Piroli, e miq të tjerë në përmbushje të funksioneve që kemi si institucione të PD.
U sulmuam duke u thyer cdo kod bese, cdo kod burrërie, u sulmuam për të shkaktuar vëllavrasje gjakderdhje.
Këtë s’ja bën shqiptari shqiptarit, këtë e kanë bërë vetëm komunistët në historinë e Shqipërisë, gjejeni vetë kush është komunisti në këtë rast”.