BallinaOP EDCila është e vërteta për të ardhmen e investimeve amerikane

Cila është e vërteta për të ardhmen e investimeve amerikane

Nga Ola Xama
Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë iu përgjigj pyetjeve mbi rezultatet dyvjeçare të punës së saj në Shqipëri, ku një nga prioritetet e vendosura nga vetë ajo ishte tërheqja e investimeve amerikane. Ajo e konsideroi këtë angazhim të saj një arritje, ndërsa thumboi lehtë qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për përmirësimin e klimës së biznesit.
Por cila është e vërteta e investimeve amerikane në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit? Ambasadorja përmendi dy projekte të cilat do të realizohen nga 3 firma amerikane: ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga Bechtel dhe vënia në punë e Termocentralit të Vlorës bashkë me ndërtimin e terminalit të gazit nga shoqëritë Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.
T’i marrim me radhë,
– Kompania Bechtel operon prej vitesh në tregun e Ballkanit dhe në Shqipëri ka qënë prezente gjatë ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës, pra nuk është një investitor i ri.
– Mënyra se si kjo kompani do të investojë në Shqipëri kufizohet në projektimin dhe ndërtimin e Skavicës, ndërsa angazhohet që të ndihmojë në gjetjen e shumës borxh për ndërtimin e veprës në bankat amerikane, vlerë e cila arrin afërsisht 500 milion euro. Investim i huaj konsiderohet kur kompanitë e huaja sjellin kapital dhe para të tyre në një vend, dhe jo kur i marrin.
– Në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Skavicës, janë anashkaluar procedurat normale të prokurimit, ccka në një vepër të tillë, e përmasës financiare astronomike zbatimi i këtyre procedurave duhet të ishte kusht. Shteti shqiptar dhe ligji detyron kompanitë që mbi kufirin monetar 800 mijë lekë të zhvillojë tendera, ndërsa për vlera shumë më të konsiderueshme bëhen ligje për përzgjedhen e një firme me procedurë të veçantë. Përse nuk zhvillohet garë për të parë nëse vijnë edhe kompani më të mëdha se Bechtel të cilat mund të japin oferta më të leverdisshme?
Sa i takon Termocetralit të Vlorës,
– Në këtë projekt të ri të furnizimit me gaz të lëngëshëm nga kompania amerikane Exxon Mobil ka një dilemë të madhe ekonomike: përse duhet që gazi të vijë me kontenier nga Amerika kur gazsjellësi TAP kalon afër Vlorës dhe madje ka dhe një pikë dalëse në Fier? A është më e lirë kosto e furnizimit nga një vend i largët si SHBA apo nga një tubacion që kalon në Shqipëri?
– Sërish pala e shtetit shqiptar do të blerë energjinë që do të prodhohet nga termocentrali përmes një çmimi të fiksuar duke rënduar buxhetin e OSHEE, ndërsa kompanitë nuk marrin risk për tregtimin vetë të energjisë në treg të lirë.
– Kostot në këtë variant shtohen edhe më shumë pasi kompanitë do të ndërtojnë dhe terminalin e gazit, i cili nevojitet për të bërë furnizimin nga kontenierët, ndërsa në rastin se do të zgjidhej gazi nga TAP, nuk do të kishte nevojë për një terminal të ri, por vetëm për ndërtimin e tubacionit lidhës. Vënia në punë e TEC-it plus ndërtimi i tubacionit është vlerësuar nga eksperti që kontraktoi qeveria shqiptare “Roland Berger” në 56 milion euro, ndërsa varianti për rregullimin e TEC-it me terminal i amerikanëve kushton 120 milion euro.
– Edhe në këtë rast qeveria nuk ndoqi procedurën ligjore të tenderimit të punimeve apo dhënies në përdorim/koncesion të TEC-it të Vlorës duke eleminuar garën pavarësisht madhësisë dhe emrit të mirë që ka Exxon Mobil.
– Në të dy rastet negociatat e qeverisë me kompanitë nuk kanë qënë të hapura për publikun.
Për projekte të ngjashme ku janë përzgjedhur procedura ekstraligjore në fushën e biznesit ambasadat kanë qënë të parat që kanë drejtuar gishtin se si qeveria po dëmton klimën e biznesit dhe konkurrencën, ndërsa në këtë rast më kujtohet ajo shprehja e priftit: Bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular