Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, gjendet e pajetë një grua në…

2
749

Një grua është e pajetë në një kanal mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës. Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë. Pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe është gjetur në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Mësohet se gruaja ishte pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe.

Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli, është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shëndetit mendor dhe zihej e konfliktohej me të gjithë banorët e zonës. Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj

2 KOMENTET

Comments are closed.