BallinaKryesoreShpallja “non grata”/ Tre pikat ku Kim rrëzoi alibinë e Berishës për...

Shpallja “non grata”/ Tre pikat ku Kim rrëzoi alibinë e Berishës për Soros, Kosovën dhe reformën në drejtësi

spot_img
spot_img

Arsyet me të cilat Sali Berisha shpjegon se pse amerikanët e shpallën “non grata” nuk kanë të bëjnë me argumentat që publikoi Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerikanët thonë se ai u përfshi në listën e të padëshiruarve, së pari për korrupsion madhor, së dyti për minimin e demokracisë dhe së treti për mbështetjen që i dha aleatëve për t’i shpëtuar ndëshkimit nga një proces gjyqësor.

Për Berishën arsyet janë të tjera. E para sipas ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë shkak u bënë denoncimet e tij të vazhdueshme për projektin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë kohës kur Vuçiç, Thaçi dhe Rama ranë dakort me administratën e SHBA. E dyta ishin qëndrimet e tij radikale kundër kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet reformës në drejtësi dhe së treti, sipas Berishës ka luajtur rol miqësia mes Ramës dhe Soros. Informacionet e mediave pranë qeverisë dhe OJF-të e Soros u investuan kundër tij në administratën e demokratëve në SHBA, thotë Berisha.

Por në një intervistë që ambasadorja amerikane Juri Kim dha për Euroneës mbrëmjen e së mërkurës për gazetaren Erla Mëhilli, ajo hodhi poshtë lojën në prapaskenë, për të cilën flet Berisha.

Ambasadorja i qëndroi argumenteve të DASH, duke i quajtur shpjegimet që jep Berisha, “fantazi” dhe “konspiracion”.

Pretendimi për ndikimin e Soros

“Ka të bëjë vërtet për korrupsionin dhe procesi për disenjimin (përcaktimin) e dikujt për përfshirjen e dikujt për korrupsion domethënës merr vite. Nuk bëhet Brenda ditës, nuk bëhet nga një individ. Nuk bëhet nga teori konspirative. Nuk është diçka që mund të zhbëhet

Qëndrimet e Berishës për Kosovën

“Ideja se ky është një disenjim që bëhet për hakmarrje politike, apo se ndodh se nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, apo se ndodh se dikush na urdhëroi, gjëja më dashamirëse që mund të them për këto argumente, është se është fantazi. Fantazi!. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Këtu përfshihen qindra njerëz. Qindra ekspertë që kalojnë të gjitha të dhënat. Ekzaminojnë çdo provë dhe pastaj ndërtojnë një paketë. Pra kur arrin në tyezën e Sekretarit të Shtetit, të çdo Sekretari Shteti, pavarësisht i së cilës parti, pavarësisht i cilës administratë, sekretari ka sigurinë se informacioni është tërësisht i besueshëm”

Pretendimi për lobim në administratën e demokratëve

“Ky është një proces disavjeçaqr që përfshin shumë agjensi të Shteteve të Bashkuara. Nuk është vetëm DASH. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet, dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë. Kështu ndodhin këto përcaktime. Nuk ndodhin se dikush i tha dikujt. Nuk ndodhin për një thashethem. Nuk ndodhin për hakmarrje. Eshtë fantazi”

Ambasadorja i dha përgjigje edhe ngulmimit të Berishës që amerikanët të tregojnë prova. Sipas saj, kjo është një dosje specifike. “Në asnjë rast nuk paraqesim një dosje provash. Nuk është ky procesi” – tha Kim e cila insistoi disa herë se pavarësisht se Berisha ka hapur një proces gjyqësor në Paris për këtë çështje, atje nuk do të ketë asnjë deklarim nga SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular