BallinaAktualitet“Më kanë kapur për leckash”/ E moshuara të cilës iu prish banesa...

“Më kanë kapur për leckash”/ E moshuara të cilës iu prish banesa tek “5 maji”: As serbi me Kosovën nuk janë sjellë kështu

spot_img

Një nga banoret e cila është prekur nga shembjet në zonën e “5 majit” ka deklaruar se i kanë nxjerrë nga shtëpia pa paralajmëruar.

Në një intervistë për News24, e moshuara tregon si policia është sjellë, duke theksuar se i kanë nxjerrë për leckash.

Në banesën, e cila i është shembur, gruaja thotë se jetonin 4 kurorë, ndërsa shprehet po ashtu nuk janë kundër zhvillimit, por populli nuk duhet të trajtohet në këtë formë.

“Më kanë kapur për leckash. As serbi me Kosovën nuk janë sjellë kështu. Nuk jemi kundër zhvillimit, por jo kështu. Kam shkuar për të dorëzuar letrat dhe më kanë thënë që nuk pranohen. Këtu jetojmë 4 kurorë. As bonus qiraje nuk marrim asgjë. Unë 100 mijë lekë kam pension. Shteti nuk na jep asnjë ndihmë, shteti po na i vë këmbën në fyt. Nuk duhet të tallen me popullin”, tha gruaja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular