BallinaKryesorePD tjetër raport për ndërkombëtarët. Ja çfarë informacioni i vë në dispozicion...

PD tjetër raport për ndërkombëtarët. Ja çfarë informacioni i vë në dispozicion për Berishën dhe mbështetësit e tij

spot_img

Partia Demokratike u ka dërguar ndërkombëtarëve një raport të dytë, ku jep të tjera informacione në lidhje me situatën e krijuar pas protestës së 8 janarit në selinë e PD.

Në këtë raport PD e informon faktorin ndërkombëtar në lidhje me vendimet e kryesisë, për përjashtimin e Sali Berishës dhe personave të tjerë që e mbështetën atë.

Në raport ndër të tjera thuhet:

Kryesia vendosi të:

“1. Dënojë ashpër aktet e dhunës, gjuhën përçarëse dhe retorikën që nxisin konflikt mes anëtarëve të PD-së

2. Përjashtimin nga PD dhe sipas rastit nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe nga grupi parlamentar të PD-së, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë të deputetit Sali Berisha dhe të tjerëve ish përfaqësues të PD-së. Gjithashtu ftoj përfaqësuesit e tjerë të PD-së që të distancohen publikisht nga aktet e dhunës kundër PD-së dhe veprimeve që dëmtojnë interesat e partisë elektorale apo politike të PD-së.”

Në raport përmendet edhe rasti i dhunës së ushtruar ndaj Roland Bejkos, duke u shprehur se protesta nuk ishte paqësore.

“Përmes dëshmive është përgënjeshtruar pretendimit i Sali Berishës se protesta ishte paqësore”, thuhet në raport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular