Nga Ardit Gjinali
Thellësisht i priviligjuar dhe i nderuar të jem pjesë e këtij tubimi qytetar, i nje aktiviteti të rendesishem ne nje qytet ku zhurma e madhe festive e fishekzjarreve qeverises rreket të mbyse zerin e pa ze te qytetarit me perfaqesim të rrembyer, mundësi të grabitur dhe drejtësi të harruar….te qytetarit me tryeza familjare te zbrazura nga dallaveret e tavolinave te luksit ku grykesia takon babazine dhe percjell shikimin poshterues ndaj te tilleve njerezve te zakonshem qe nuk jane te singjashmit e tyre…. ne Durresin qe nuk eshte ai qe duam, por ai qe i duhet nje enturazhi qeverises ..ne Durresin qe perjeton nje rrugëtim regresiv, i tilli qe që fillon me keqqeverisjen, e tilla përgjegjëse për zhdukjen e identitetit historik, investimet e gabuara infrastrukturore dhe mungesën e qëllimtë të vizionit për zhvillimin e turizmit;- vijon me largimin endemik të mijëra të rinjve sepse qyteti nuk ofron perspektivën e dëshiruar dhe të merituar….dritat e pa-ndezura te apartamenteve te braktisur teresisht, te lagjeve te shkretuara janë në koherence të drejte me fjetinen e shpreses duke mpire secilin reagim qytetar…..Durrësi, shtëpia e shpresës për mijëra qytetarë në vite është kthyer në një oaz të braktisur prej mungesës së saj…..nje sage qe vijon e vijon duke shnderruar Durresin ne nje fjetine urbane …..Durresi nuk mund te jete nje fjetine urbane sepse nese Durresi fle, Shqiperia nuk mund te mos jete ne gjume.
Ky tubim qytetar ndodh ne nje moment te rendesishem politik, ne nje situate asfare te thjeshte per Shqiperine….ne nje realitet politik ku ndryshimi u ndal perdhunshem dhe babezia keqqeverisese, e tilla qe eshte ulur ngultas kembekryq me kthetrat e se shkuares rreket te rrembeje te tashmen per të ndalur ndryshimin e se ardhmes…..E ardhmja dhe ndryshimi nuk ndalen dot….patjeter qe vonohen, pengohen, goditen dhe sulmohen, por nuk ndalet dot. Ne te njejten kohe, situata ne familjen tone politike, ne Partine Demokratike nuk eshte asfare e thjeshte….. Shqiperia nuk mund te jete e qete nese PD vuan.
Sot nuk jane dite te thjeshta, por nuk do te jete e larget dita qe kthjelltesia e mendimit do te tejkaloje emocionalitetin…..shpresa e se ardhmes do te munde deshperimin e momentit…. dite te veshtira qe nuk mund te na ndajne pavaresisht mendimeve te ndryshme qe na dallojne… besimin per nje te ardhme ndryshe do te prevaloje mbi te shkuaren e erret…e verteta e se ardhmes do te ngadhenjeje mbi dyshimin e se tashmes.
Keto jane dite te veshtira , por te tillat therrasin per nje angazhim te secilit fluks qytetar dhe intelektual, te rinjve dhe te rejave, profesionisteve virtuoze, studenteve energjike dhe te sinqerte ne pasionin e tyre per ndryshimin….hapja e vertete eshte e nevojshme dhe e dobishme per familjen tone politike…hapje larg nepotizmit, meskinitetit, driteshkurtesise politike, hileve provinciale, egos negative…..hapja sot per nje PD me te mire dhe per nje Republike ndryshe me mendesi demokratike ku ndertohet shteti i se drejtes.
Dhuna mbetet nje forme e papranueshme e te berit politike.,…e tilla duhet denuar dhe shumekush duhet te distancohet nga e njejta…. nuk mund te kete mirekuptim per ushtruesit dhe frymezuesit e dhunes ….por padyshim qe dera eshte dhe duhet te jete e hapur per secilin demokrat te pakenaqur, objektivisht kritik ne vite apo muajt e fundit…..
Do t’i lejoja vetes nje apel, ftese, nje kerkese miqesore dhe vellazerore per secilin demokrat qe kemi rrugetuar se bashku ne nje rruge te mbrujtur me sakrifice, lot dhe djerse…ejani se bashku sepse koha eshte qe ta korrim te njejten rruge me optimizem, besim, shprese….koha per nje faqje te re ne nje beteje qe vazhdon ne emer te idealit te se ardhmes…
Partia Demokratike nuk eshte nje individ politik, por nje frymezim rreth idealit te lirise ne secilin dimemsion te se tilles….
PD nuk është thjesht një logo partiake; është emocion, sakrificë dhe besim politik…: është alternativë për qytetarët e angazhuar dhe të shqetësuar për fatet e vendit, por të paangazhuar politikisht; është vizioni për Shqipërinë Europiane, e tilla jo vetëm gjeografikisht.
Partia Demokratike nuk eshte vetem shtepia e lirise, por duhet ta bejme te gjithe bashke zerin e se vertetes qytetare…..syrin kontrollues dhe pakompromis denoncues ndaj padrejtesise….veshi qe degjon sepse jo te gjithe jane njesoj….PD eshte ndryshe dhe do te jetesoje ndryshimin ne nje koalicion te gjere qytetar vlerash, ne nje koalicion te patriotizmit modern ku prona, familja dhe atdheu mbeten shtyllat per nje te ardhme ndryshe…bashke per dite me te mira.
Rruget e Zotit jane te shumta, por Partia Demokratike eshte rruga me drejte dhe me efikase per te jetesuar ndryshimin ne kete qytet dhe ne kete vend, gjithashtu.