BallinaAktualitetNdarja nga jeta e aktivistit të PD në Francë, Preç Zogaj: Njeri...

Ndarja nga jeta e aktivistit të PD në Francë, Preç Zogaj: Njeri idealist! Nushi, një nga demokratët më aktivë, nuk u kursye me ndihmën e tij

spot_img
spot_img

Nuhi Zyberaj, aktivist i Partisë Demokratike është ndarë nga jeta

Një reagim ka ardhur nga publicisti Preç Zogaj, i cili ka shprehur ngushëllimet, ndërsa shkruan se ishte një prej emigrantëve më aktivë që ndihmoi me përkushtimin e tij ndaj Partisë Demokratike.

“Si shumë prej njerëzve idealistë, “ushtarë të Salaminës”, që vënë shpirtin pa rënë në sy, Nushi as e kërkoj e as e mori mbrapsht mirënjohjen për atë që dha për demokracinë në Shqipëri. Ajo që munda unë të bëj për të, familjen, miqtë, kolegët e tij të emigracionit politik antikomunist në Francë dhe Belgjikë, ishte ta tregoja historinë e tyre në një kapitull të veçantë në librin Fillimet”, shprehet Preç Zogaj.

Statusi:

Me hidherim te madh mora kete mbremje lajmin e ndarjes nga jeta ne Paris  te nje miku shume te dashur, te   Nuhi Zyberajt,Nushi, sic e therrisnin njerezit e familjes dhe shoket e tij.

Nushi ishte djali i madh i Dalip Zyberajt, emigrantit politik nga Kukesi, qe ishte arratisur nga Shqiperia dhe  vendosur ne Paris   ne vitet e para te instalimit te rregjimit komunist ne Shqiperi.

Familja  e Zyberajve ne Paris ishte e para qe priti nje delegacion te PDSH ne shkurt te vitit  1991.Shtepia e tyre u be ne vijim nje “ambasade”  e PD-se  qe priti e percolli drejtuesit  kryesore te kesaj partie.Nushi  ishte nje prej emigranteve  me aktive qe ndihmoi me perkushtim te madh, pa u kursyer,  per vendosjen e kontakteve te PD  me institucionet, partite dhe liderit politike europiane ne Bruksel dhe Paris.Si shume prej njerezve  idealiste,  “ushtare te Salamines”,  qe vene shpirtin pa rene ne sy,  Nushi as e kerkoj,  as e mori mbrapsht mirenjohjen per ate qe dha per demokracine ne Shqiperi.

Ajo qe munda te bej une per te, familjen,miqte dhe koleget e tij te emigracionit politik antikomunist ne France dhe Belgjike ishte ta tregoja historine e tyre ne nje kapitull te vecante te librit ” Fillimet”.

Nushi eshte aty.

Dhe doja te ndaja me ju miq ne fb kete informacion te shkurter  per  Nushin, dhimbjen time per te.

Por dua tu shpreh ngushellimet me te thella, femijeve te tij, Gencit dhe Delvines, nenes se tij, Nexhmijes,  bashkeshortes, motrave,vellajt,  nipave, mbesave, gjithe njerëzve te tij te dashur qe sot jane ne zi.

Lamtumire, Nush.

Prenci

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular