Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Athinë-Patra, ku ka humbur jetën një 22 vjeçare shqiptare. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Patra-Athinë kur 22-vjeçarja shqiptare është përplasur nga një kamion.
Ngjarja ka rezultuar vërtet tragjike për të, kur e reja shqiptare e cila drejtonte makinën është përplasur me një mjet tjetër dhe pas përplasjes ajo ka dalë për të parë shkallën e dëmit dhe teksa ndodhej në rrugë ajo u mor përpara nga një kamion i madh duke e lënë të vdekur në vend, shkruajnë mediat greke.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia e greke e cila ndërprerë qarkullimin për disa orë.