Nga Aurela Basha
Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.
Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.
Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt.
🙏