Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki. Rama pritet të mbajë takime në secilin qark, ku pritet të ketë zgjedhje për pushtetin vendor.
Turi ka filluar nga Fieri ditën e sotme, ku të pranishëm krahas drejtuesit politik të qarkut, Taulant Balla, ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri.
Në takime do të marin pjesë dhe deputetët e Partisë Socialiste në qarqet respektive.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u dekretuan për tu mbajtur në datën 6 mars, zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.