BallinaKryesoreKreshnik Çollaku: Duan të sabotojnë fitoren në 6 bashki. Të ndalet sherrnaja...

Kreshnik Çollaku: Duan të sabotojnë fitoren në 6 bashki. Të ndalet sherrnaja në PD

spot_img
spot_img

Deputet i PD, Kreshnik Çollaku thotë se 6 marsi vjen si kripë mbi “plagën” e Partisë Demorkatike.

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, ka treguar prioritetin e PD për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.

“Prej 9 shtatorit ka një tension politik në PD, i cili frymëzohet nga një histori e zotit Berisha me SHBA. 6 marsi vjen si një kripë mbi këtë plagë të PD. Çështja që mbetet për tu disktuar është se cili është prioriteti në ato 6 bashki. Në rast se demokratët e këtyre gjashtë bashkive janë të bashkuar, në gjykimin tim 5 prej tyre janë të mundshme të fitohen nga PD”, u shpreh Çollaku.

Më tej ai theksoi se Komisioni i Rithemelimit, do e përdorë 6 marsin për të ndëshkuar Bashën. Ai thekson se ka kërkuar që për interes të demokratëve të ndalojë kjo sherrnajë brenda PD.

“Çështa është se Komisioni i Rithemelimit ka një dëshirë më të madhe për të përdorur 6 marsin për të ndëshkuar Bashën duke e sabotuar fitoren e PD në 6 bashki. Ky nuk duhet të jetë interesi prioritar i qytetarëve të këtyre bashkive. Unë kam kërkuar që nëse realisht na intereson fati i demokratvë mund të ketë një ndalje të kësaj sherrnaje politke brenda PD. Nuk i heq as nuk i shton asgje Bashës, as fitorja e as humbja e këtyre bashkive”, tha Çollaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular