BallinaKronikeShpërthimi tek banesa e Armand Dukës, zbulohet itinerari i 34-vjeçarit që u...

Shpërthimi tek banesa e Armand Dukës, zbulohet itinerari i 34-vjeçarit që u arrestua për vendosjen e tritolit! Ja ku e mori lëndën plasëse

spot_img
spot_img

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari i arrestuar pasi vendosi tritol pranë shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armand Duka, është identifikuar nga kamerat e sigurisë përgjatë bulevardit të Durrësit.

Mësohet se ai ka lëvizur nga porti i qytetit bregdetar me një makinë tip “ML” dhe është drejtuar për në lagjen nr.4, atje ku banon.

Dyshohet se lëndën shpërthyese, i riu e ka marrë në një pallat pranë lagjes ku banonte, në të njëjtën zonë ku është dhe biznesi në të cilin punon.

Hasanaj është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Armand Dukës si dhe bizneseve që ndodheshin aty pranë.

Panorama.al më herët ka siguruar dhe momentin kur 34-vjeçari i afrohet banesës së Dukës dhe vendos tritolin.

Nga shpërthimi nuk kishte persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Menjëherë pas ngjarjes, Duka, deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.

“I kam filmimet. Duket një njeri me kapuç që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është“, do të shprehej dje në mbrëmje në një prononcim për mediat kreu i FSHF-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular