Deputeti i PD-së Edi Paloka, pak ditë më parë lëshoi një deklaratë të fortë duke thënë se ai dhe të gjithë drejtuesit, u kanë kërkuar strukturave të manipulojnë votat për Lulzim Bashën.
Në lidhje me këtë deputeti Dashnor Sula, një një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, tha se kjo është papërgjegjshmëri, ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë manipulim votash.
Dashnor Sula: Kjo nuk është e rëndë për një forcë politike, por është e rëndë për individë të caktuar dhe këtë të jemi të sigurt. Ka pasur zero manipulime. Nga Berisha dhe deri tek zyrtari më i fundit i PD kanë qenë të deklaruar në vullnetin e tyre të lirë ndaj zgjedhjeve që u bën më 13 qershor dhe kanë qenë në mbështetje të Bashës për të rizgjedhur kryetar i PD. Nuk mund të flitet për manipulim. Mund të ketë pasur deri diku ndërhyrje ndaj një kryetari të një PD, por të flasësh për manipulim është papërgjegjshmëri.
Ai shtoi se është e turpshme artikulimi i akuzave deri në këtë lloj ekstremi.