BallinaKryesoreShqipëria e korruptuar sipas raportit Transparency International, Bujar Leskaj: Kundërshtari ynë i...

Shqipëria e korruptuar sipas raportit Transparency International, Bujar Leskaj: Kundërshtari ynë i vërtetë është sekti Rama

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj

Transparency International publikoi sot raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86% e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit.
Raporti që analizon zhvillimet e vitit të kaluar, e vë theksin tek lidhja mes korrupsionit dhe nivelit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nga vendet me më shumë korrupsion e deri tek ekonomitë e përparuara.
Sipas këtij raporti Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë.
Raporti dëshmon se në luftën kundër korrupsionit, vendi ynë është përkeqësuar në rankimin e vendeve.
Niveli i ulët i demokracisë në vend, mungesa e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, forcimi i autoritarizmit, mungesa totale e transparencës dhe llogaridhënies, abuzimet me fondet publike të sektit Rama dëshmojnë se kjo qeveri nuk është për shqiptarët, por qëndron armiqësore përballë tyre.
Ky raport dëshmon edhe një herë se kundërshtari ynë i vërtetë është sekti Rama, i cili me korrupsionin, autoritarizmin, shtypjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, drejtësinë e kapur, grabitjen e pronave ka bërë që shqiptarët të humbasin shpresën dhe me shpresë të vrarë ose pa shpresë të braktisin atdheun.
Edhe një herë vërtetohet qëndrimi ynë se sekti Rama po e mban peng perspektivën europiane të Shqipërisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular