BallinaAktualitetBerisha flet me shifra, për Foltoren: Disa salla na i kanë siguruar...

Berisha flet me shifra, për Foltoren: Disa salla na i kanë siguruar falas kryetaret e bashkive

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike shpenzimet e Kuvendit Kombëtar të zhvilluar në 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë emisionit “Opinion” Berisha thotë se qiraja e stadiumit ishte mbi 8 mijë euro, ndërsa skenografia dhe ndriçimi kanë kushtuar rreth 10-20 mijë euro.

Ndërkohë i pyetur për organizimin e Foltoreve, Berisha deklaroi se disa prej sallave, ia kanë vendosur në dispozicion kryebashkiakët e qyteteve ku ka qenë.

Por Berisha nuk i është pyetur se kush i ka paguar të gjitha këto shifra.

Berisha: Shko merrini shpenzimet e Kuvendit. Kërkoni organizatorët, kërkoni Flamur Nokën dhe të merrni çdo qindarkë. Absolutisht, çdo qindarkë.

Mejdini: Sa ka kushtuar Kuvendi?

Berisha: Ka kushtuar… Një çmim është paguar për qiranë e stadiumit, prej 8 mijë e ca euro ose 10 mijë, nuk e mbaj mend mirë. Skena dhe LED-i, mund të ketë kushtuar 10-20 mijë euro. Dhe kjo është fatura e gjithë Kuvendit.

Mejdini: Po fatura e Foltores në të gjithë Shqipërinë, dhe kush i paguan të gjitha këto?

Berisha: Fatura e Foltores a e di sa ka kushtuar. Përveç 3-4 salla, të gjithë kanë qenë gratis. Gratis nga kryetarët e bashkive. Janë pallate kulture për aktivitete shoqërore dhe politike. Ka pasur raste ku kanë qenë salla private, është paguar private.

Vangjeli: Kryetarët e bashkive të Edi Ramës i bie kanë financuar foltoret e Berishës, do thoshte Lulzim pulla.

Berisha: Në 30 vite, nuk ka njeri që të mos ketë gjetur një sallë për të bërë një aktivitet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular