Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Korçë që ka rezultuar me pasoja fatale.
Nga informacionet paraprake, ka humbur jetën 67-vjecari Edmond Ramollari.
Sipas policisë, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë ngrohësja.
Nuk dihet nëse 67-vjeçari ka qenë në gjumë në momentin kur ka rënë zjarri.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.