Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetarin Robert Rakipllari në emisionin “Open”, pasi ai e pyeti përse nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-së, ndërkohë që e ka njohur Uashingtoni dhe gjykata.
Rakipllari deklaroi se ndonëse Rama ka përgjithësisht qëndrime pro-amerikane, në raport me kreun e PD-së Basha sillet si anti-amerikan pasi nuk e njeh atë si kryetar, sikundër bën Uashingtoni.
Gjatë replikave në emisionin “Open” Rama tha se nuk mund të pranojë që në 1 mijë e disa karrige mund të ulen 5 mijë veta.
Duke iu referuar kryedemokratit, Rama tha se kemi të bëjmë me një “legjitimitet formal dhe jo një legjitimitet politik”.
PJESË NGA DEBATI
Rakipllari: Kryeministri tha qëpar se nuk e dimë se kush është opozita. E kam dëgjuar edhe herë të tjera. Kryeministri përgjithësisht është pro-amerikan në qëndrimet e veta. Në këtë rast e shoh anti-amerikan sepse..
Rama: Anti-amerikan?!
Rakipllari: Në këtë rastin e opozitës po, sepse SHBA-të e kanë bërë disa herë të qartë, edhe Escobari që njohin një kryetar opozite që është Lulzim Basha, ju thoni nuk e njihni. Ky është këtej, ky është këtej.
Rama: Ça lidhje ka!
Rakipllari: E njihni ju kush është opozita? Se gjykata e njeh kush është, SHBA-të e njohin.
Rama: Tani dola edhe unë anti-amerikan. Çfarë amerikani mund të jem unë po pranova që në 1 mijë e ca karrige ulen 5 mijë e 4 veta.
Rakipllari: Edhe foltorja këtë thotë.
Rama: Foltorja ka punën e vet, unë kam punën time. Edhe Loro Boriçi u tha kinezëve “shiu ka punën e vet, unë kam punën time”.