Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllari në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e sotme.
Rakipllari e akuzoi se gjatë qeverisjes së tij janë harxhuar shumë para, madje më shumë seç harxhoet edhe në Europë
“Unë di të them që kritikat janë të shëndetshme, ndërsa këto kap shifra e bëj lajme për të ushqyer perceptim negativ. Puna juaj është të thelloheni në shifra. Ka vepra, nëse kanë tunele,” tha Rama.
“Po të marrësh sa para janë shpenzuar për rrugët në qeverisjen tuaj, duket që rruga e Kombit është dhënë falas,” u përgjigj Rakipllari.
“Është amatoreske të futesh në këto terma, sikur po bëjmë muhabet kafeneje, sa kushtojnë këpucët e Enit apo sa kushton kravata ime,” shtoi Rama.
“Po i kemi para pra sa para shpenzohen në Europë dhe sa të bësh në Shqipëri,” tha gazetari.
“Po çfarë thoni mor çfarë thoni..”