BallinaKryesore“Tre aktorë të një drame në kurriz të shqiptarëve”- Basha sulmon Ramën,...

“Tre aktorë të një drame në kurriz të shqiptarëve”- Basha sulmon Ramën, Berishën e Metën: Aty godasin, aty i shkelin syrin njëri-tjetrit! Ky teatër po maskon…

spot_img
spot_img

Gjatë fjalës së mbajtur sot para demokratëve të Korçës kreu i PD Lulzim Basha i konsideroi Ramën-Berishën dhe Metën tre aktorë të një drame, që maskon kapjen e institucioneve.

Kryedemokrati theksoi edhe njëherë rëndësinë e Vetingut në politikë për pastrimin e zyrave nga të korruptuarit dhe domosdoshmërinë e Reformës Territoriale.
Janë kthyer në tre aktorë në një film, një tragjiko-komedi, por më shumë është një dramë që rëndon në kurrizin e shqiptarëve. Pse bëhet gjithë ky teatër, aty qeshin aty qajnë, aty lavdërojnë aty shajnë, aty godasin, aty shkelin syrin njëri-tjetrit.

Pse bëhet gjithë ky teatër për të maskuar një tjetër dramë të madhe që është produkt i politikës që ka humbur fytyrën njerëzore, që janë institucionet e kapura. Përvetësimi i pushtetit, shtimi dhe ruajtja e pasurive të vëna në mënyrë korruptive, këto kanë sjellë asgjësimin e institucioneve të vendit. Sa prej jush nuk dinë më ku ta qajnë hallin.

Duhet të pastrohet politika, veting i politikanëve, largim nga politika të atyre që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre apo të familjarëve. Së dyti duke garantuar që cdo politikan që vë në shërbim të tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve të mos dënohet më gjobë por me të paktën sa dënohet në Itali, me 22 vjet burg. Vrasja e zgjedhjeve vret shpresën, vret mirëqenien, largon masivisht të rinjtë dhe shqiptarët nga vendi. Ndaj beteja jonë që është arsyeja e vetme pse ndodhemi në Parlament. Aty dhe kudo beteja jonë nuk bëhet për veten tonë, beteja jonë bëhet për shqiptarët për ndarjen e politikanëve nga krimi. Do bëjmë gjithçka për një reformë territoriale që ta kthejë pushtetin vendor jo në luks për pushtetarët, por shërbim për qytetarët.

Krerët e disa institucioneve Kushtetuese të gjithë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm. Të gjithë këta duhet të justifikojnë pasuritë e tyre, secili duhet të jetë jo i paprekshëm, por të largohet nga zyra dhe të dënohet me burg nëqoftëse vërtetohet se atë zyrë e ka marrë me ndihmën e krimit. Në këtë mënyrë pastrohen rreshtat e parë, të dytë, të tretë të institucioneve që janë zaptuar nga njerëz që nuk përfaqësojnë qytetarët”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular