Moti këtë fundjavë ka rezervuar surpriza për të gjithë.
Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëhet me dije se i ftohti dhe bora i lë vendin reshjeve të shiut ditën e shtunë. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në Jug reshjet do jenë lokale me intensitet deri mesatar.
Në zonat malore parashikohen reshje bore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Ndërkohë që bëhet me dije se në diten e diel, pritet ndikimi i masave ajrore të qendrueshme por më të ftohta.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.