BallinaAktualitetDOKUMENTI/Ndahet nga jeta kleriku që u dënua për poezi

DOKUMENTI/Ndahet nga jeta kleriku që u dënua për poezi

Nga Kastriot Dervishi

Është ndarë sot nga jeta, një ndër klerikët që vuajti 9 vjet e 20 ditë burgim gjatë regjimit Dom Gjergj Simoni. Historia e burgosjes së tij është interesante. I kontrolluan banesën më 30.8.1976 dhe i gjetën disa poezi të thjeshta, me të cilat u akuzua për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal. Poezitë ishin shkruar në vitet 1958-1975. Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.78, datë 9.4.1977, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me maksimumin e masës, 10 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet.
Gjergj Kolë Simoni (Hardhia), u lind në Shkodër më 11.12.1933. Revoltën e tij ndaj regjimit kriminal komunist e shprehu në vargje. Ai shkruan për gjamën dhe të pafetë që mbuluan vendin.
U arrestua më 30.8.1976 dhe u lirua nga burgimi më 20.9.1985. Mbase ishte kleriku i fundit i burgosur nga diktatura komuniste që jetoi deri sot.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular