Duke analizuar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, analisti Arian Curi deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se Edi Ramës i intereson të fuqizojë Sali Berishën për të trembur dhe mobilizuar amerikanët.
Sipas analistit në këtë mënyrë Rama do të fuqizojë pushtetin dhe do të trembë njëkohësisht SHBA-në, PD-në dhe PS-në.
“I duhet më shumë Berisha Ramës, se ka halle të tjera. Kjo i duhet Ramës që t’i thotë Lulit nuk je ti kryetar. Rama ndërsen më shumë amerikanët pastaj. Vihen shumë gjëra në lojë. Nqs Berisha del në Shkodër qoftë edhe I dyti, Rama arrin shumë gjëra, i thotë Ambasadës Amerikanë: Shiko cfarë bëhet?! Cfarë do bëjmë që ta fuqizojmë pushtetin tim Akoma më shumë se na erdhi! Na e mori! Me Berishën tremb amerikanët, tremb këta të PD-së, tremb edhe të PS. Të gjithë mobilizohen, thonë ‘na erdhi gogoli’”, tha Curi.