Banorët e Elbasanit janë alarmuar sot nga një pako e dyshimte, e cila është gjetur në një kazan mbeturinash. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një bombë me sahat.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditura se pakoja që dyshohet të jetë një bombe me sahat është futur në një qese të zezë dhe vazhdimisht pulson e jep sinjal.
Policia e Elbasanit ka rrethuar menjëherë zonën që njihet si kryqëzimi Dinamo dhe ka krijuar një perimetër sigurie, ndërkohë pritet shpërthimi i kontrolluar.