Banorët e zonës “5 Maji” dhe ata të Laprakës janë bërë bashkë për të protestuar te zona e ish-sheshit Shqiponja. Banorët e Laprakës deklarojnë se janë njoftuar që për 5 ditë duhet të lirojnë shtëpitë për shkak se do të prishen prej rikualifikimit urban
Një banor i Laprakës ka thënë se shtëpinë e ka ndërtuar që në vitin 1993 dhe e ka disa katëshe, bashkë me vëllezërit e tij. Sipas tij i është dërguar një letër para 5 ditësh dhe i kanë njoftuar se do të shemben shtëpitë për rikualifikimin urban.
E pranishme në protestë ishte edhe nënë Liza, që u shndërrua simbol i protestës së ‘5 Majit’.