BallinaKryesoreBasha i përgjigjet deklaratave të Metës: “Trekëndëshin e Bermudës” e bashkon një...

Basha i përgjigjet deklaratave të Metës: “Trekëndëshin e Bermudës” e bashkon një hall i madh, bravat e qelive iu vijnë shpesh në mendje

Kreu i PD-së Lulzim Basha, thotë se Rama, Meta dhe Berisha nuk kanë hallin e qytetarëve, por vetën interesin e tyre personal.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta, i cili e quajti Bashën dhe Ramën koalicionin “Bravo-Brava”, Basha u shpreh se nuk merret me deklaratat e Kreut të Shtetit, por theksoi se problemi është se shumica dërrmuese e popullit nuk e gjen sot veten të përfaqësuar.

“Sigurisht ky fiksimi me bravat është diçka për t’u analizuar nga specialistët e fushës, ndoshta bravat e qelive iu vijnë shpesh në mendje, por ky është nja hall që nuk ka të bëjë me mua, është halli i tyre, di të mbetet halli i tyre.”, u shpreh Basha.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Zoti Basha, duke mbetur tek kjo situatë, duke qenë se jemi përpara zgjedhjeve. Ka pasur një konferencë për shtyp të Presidentit Meta ditën e djeshme, i cili pati disa cilësime ndaj figurës tuaj. Citojmë këtu “bravo brava”. Çfarë qëndrimi keni për presidentin e vendit?

Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend të harxhojë shumë kohë për qëndrimet mbi qëndrimet, as t’iu shkoj mbrapa akuzave. Siç e kam thënë “Trekëndëshi i Bermudës” e bashkon një hall i madh. Halli që ata nuk kanë, e kuptojnë fare mirë, që nuk kanë mbështetje popullore. Përkundrazi, janë kthyer në figura të urryera nga qytetarët, sepse kanë 30 vite që e mbajnë vendin peng për interesat e tyre. Dhe në një vend normal, asnjëri prej tyre nuk do të ishte më në politikë. Secili prej tyre ka bërë pjesën e vet që të vazhdojë të mbetet në politikë dhe ajo që ka bërë, paguhet sot si faturë në mirëqenien e qytetarëve, në shëndetin e qytetarëve, në të ardhmen dhe shpresën e vendit. Çdo gjë që ndodh në ekonomi, gjithçka që ndodh në shëndetësi dhe në arsim, vjen si faturë e pushtetit korruptiv të Ramës dhe dy këmbëve të tjera që e mbajnë këtë pushtet në këmbë të “Trekëndëshi i Bermudës”. Pra nga kjo pikëpamje, nuk është se i ndjek me interes të madh etiketimet. Sigurisht ky fiksimi me bravat është diçka për t’u analizuar nga specialistët e fushës, ndoshta bravat e qelive iu vijnë shpesh në mendje, por ky është nja hall që nuk ka të bëjë me mua, është halli i tyre, di të mbetet halli i tyre.

Pyetja: Presidenti cilëson gjithmonë dhe e vendos theksin te tubimi i 2 Marsit. Dhe madje thotë që me zi pret t’i kthehet vëmendjes tek populli, me të mbaruar mandatin e tij si President i Republikës, si e shihni këtë?

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë sekondë për të harxhuar në komentimet e tij apo të dy brinjëve të tjera të “Trekëndëshi i Bermudës”. Shqipëria ka një popull, një popull të vetëm. Dhe e di që para dy dekadash, kur unë akoma nuk isha në politikë, janë shpikur termat populli opozitar, populli socialist, populli demokratë. Në fakt është vetëm një popull. Jemi një vend, dhe shpeshherë, ju e dini edhe brenda familjes mund të ketë bindje politike që anojnë majtas apo djathtas. Problemi qëndron diku tjetër, që shumica dërrmuese e popullit nuk e gjen veten të përfaqësuar. Dhe në qoftë se kjo shumicë dërrmuese ka mundësinë t’i jepet zë, t’i jepet liria e votës, atëherë “Trekëndëshi i Bermudës” shkërmoqet. Dhe në qoftë se ka sot një ekuacion apo një peshore politike në Shqipëri, është midis kësaj shumice të zënë si me thënë rob i projekteve politike nga “Trekëndëshi i Bermudës” që është ana tjetër e peshores. Dhe e vetmja mënyrë për të rivendosur drejtpeshimin, është rikthimi tek vota e lirë, është rikthimi tek sundimi i ligjit, rikthimi tek barazia para ligjit, që do të thotë ndëshkimi i politikanëve të korruptuar, i politikanëve që vjedhin zgjedhjet, i aktorëve të krimit të organizuar apo edhe aktorëve ekonomik, të cilët kanë ndërtuar një perandori pushteti dhe pasurie, mbi mjerimin e shumicës. Ky është objektivi i Partisë Demokratike: Të rivendos këtë drejtpeshim. Prishja e këtij drejtpeshimi, është edhe burimi i të gjithë fatkeqësive që përjetojnë të gjithë shqiptarët sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular